Petkoviq: Kosova inskenoi situatën me armët në Zveçan

0
Shpërndaje lajmin

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, është shprehur se Kosova i ka “mbjellë” armët e gjetura në aksionin në veri të Kosovës, më 23 qershor.
Në një konferencë për media, Petkoviq ka thënë se armët, të cilat Policia e Kosovës i ka gjetur në afërsi të Komunës së Zveçanit, janë konfiskuar më herët në aksionet për çarmatimin e qytetarëve në Kosovë, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Sipas Petkoviqit, autoritetet serbe i kanë njoftuar shërbimet e huaja më 20 qershor – pa përmendur saktësisht cilat – se Kosova po përgatit operacione të reja për arrestimin e serbëve në veri.
“Në këtë plan, pjesëtarët e policisë së Kosovës po transportojnë armë dhe municione ilegale, të cilat në periudhën paraprake ua kanë konfiskuar shtetasve të nacionalitetit serb dhe shqiptar, nga të gjitha nënstacionet e Policisë së Kosovës. Qëllimi i tyre është që t’i përdorin armët e përmendura për arrestime të reja të serbëve ose t’i ruajnë ato në veri dhe pastaj gjoja t’i gjejnë dhe akuzojnë serbët”, ka thënë Petkoviq, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se “është parandaluar një sulm terrorist”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *