Petkoviqit nuk i lejohet hyrja në Kosovë, MPJD thotë se qëndrimet e tij nxisin urrejtje

0
Shpërndaje lajmin

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka miratuar kërkesën e drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, për të hyrë në Republikën e Kosovës.
Në një komunikatë të kësaj ministrie thuhet se mosdhënia e lejes për vizitë bazohet në mosrespektimin e përsëritur nga ana e Petar Petroviqit të marrëveshjes lidhur me vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë, lidhur në Bruksel mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, raporton Albinfo.ch.
“Petkoviq në vazhdimësi është paralajmëruar që gjuha e përdorur nga ai bie ndesh me marrëveshjen dhe që përdorimi i përsëritur i kësaj gjuhe rrjedhimisht çon në refuzimin e kërkesave për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.
Tutje theksohet se qëndrimet e përsëritura të Petkoviqit ndaj Republikës së Kosovës kanë karakter tejet dezinformues, propagandues dhe synojnë nxitje të urrejtjes.
“Shpresojmë që në të ardhmen z. Petkoviq të heqë dorë nga deklarata të tilla, të cilat synojnë rrënimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, theksohet në komunikatë./Albinfo.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *