Petrit Vasili në SPAK, Klodiana Lala: Ka ardhur letër-porosi nga SHBA
Gazetarja Klodiana Lala tregoi në një intervistë për Euronews Albania se Petrit Vasili ishte në SPAK për një çështje hetimore të çelur nga dy kallëzime të bëra nga ish-deputeti Halit Valteri.
Konkretisht bëhet fjalë për 2 kontrata lobimi të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Zoti Vasili është pyetur në kuadër të këtij hetimi. Patjetër që javën e ardhshme pritet të thirren dhe financierët sepse ata janë njerëzit që në një farë mënyre bëjnë pagesat, i pasqyrojnë ata. Sipas kallëzimit rezulton që paratë nuk janë të deklaruara, pra 700 mijë dollarët nuk janë të deklaruara në formularët e Komisionit Hetimor të Zgjedhjeve sikurse e parashikon ligji dhe burimi i tyre është i paqartë, është një burim që dyshohet të jetë krijuar nga veprimtari jo të ligjshme. Në informacionin që unë kam, prokurorët e çështjes kanë administruar një letër-porosi nga Shtetet e Bashkuara, është duke u përkthyer, është kërkuar informacion edhe në disa vende të tjera të Bashkimit Europian, por nuk është vetëm kjo histori në SPAK, që është një histori e nxehtë që kërkon përgjigje,” – u shpreh Lala.
LEXONI GJITHASHTU:
“700 mijë euro për një foto me Trump”, kallëzimi që çoi Vasilin në SPAK
Avokati zbulon pse u thirr Vasili në SPAK: Kanë ardhur letërporositë nga Amerika