Petro Koçi: Të hetohet pasuria e Alda Klosit
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka kërkuar që të hetohet pasuria e zyrtares Alda Klosi.
Në një intervistë për Euronews Albania, Koçi u shpreh se Partia Socialiste mban qëndrimin e saj parimor, teksa shtoi se duhet që kësaj çështjeje t’i shkohet deri në fund.
“Ne kemi qëndrime të sakta dhe të prera për këtë çështje, Kemi këtë zbulimin e fundit. Ne kërkojmë hetim të thelluar. Le të dalë kushdo në prapavijë të asaj shume të parave. Kjo është një çështje konkrete që është përballur me një qëndrim parimor të Partisë Socialiste.
Kërkojmë, meqë është zbuluar rasti, të thellohet hetimi në çdo lloj detaji dhe kushdo që mund të jetë përfshirë në korrupsion apo veprimtari të tjera kriminale, duhet të përgjigjet para ligjit”, theksoi ai.