April 15, 2021

Pioli: Fitorja më e vështirë! Ibra ka të drejtë, të besojmë te titulli

Shpërndaje lajmin

Milani fitoi 2-3 me përmbysje përballë Fiorentinës dhe vazhdon të besojë te titulli kampion. Interi kryesues është 6 pikë larg, por zikaltrit kanë luajtur një ndeshje më pak. Trajneri i “Djallit”, Stefano Pioli vlerësoi ndeshjen e djemve të tij në prononcimin e dhënë pas fitores në Firence.

Zhgënjimi i eliminimit nga Europa League ishte i madh, por paraqitjet në dy ndeshjet kundër United na kanë dhënë shumë besim. Kundër Fiorentinës ishte ndeshja më e vështirë, por djemtë ia dolën të nxjerrin energjinë e duhur dhe të fitojnë takimin.

Ka shumë skuadra në garë për vendet e para. E dinim që sonte nuk do të ishim të bukur dhe brilantë, por zhvilluam një performancë të nivelit të lartë teknik dhe karakterial. Ibra beson akoma te titulli? Bën shumë mirë që flet për titullin.

Kemi kryesuar për një kohë të gjatë dhe duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura. E kemi vetë në dorë fatin tonë, por ndeshjet e Serie A janë shumë të vështira. Jam shumë i lumtur për rikthimin e Bennacer“, përfundoi trajneri i Milanit. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *