Pioli: Lazio ka sulm të frikshëm, duhet të marrim maksimumin nesër

Shpërndaje lajmin

Lazio dhe Milan do të përplasin “brirët” për 3 pikët e javës së 34-të të Seria A, një takim që pritet të jetë i luftuar me dy ekipet që kërkojnë maksimumin  epikëve në këtë takim për të mos rrezikuar më shumë nga pozitat e tyre në klasifikim.
Për këtë përballje në konferencën për shtyp ka folur trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, i cili është shprehur se skuadra e tij do të luajë nesër një sfidë vendimtare në garën për titullin kampion, teksa është i vetëdijshëm se një gabim në këtë duel do të kushtojë shumë.
“Kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje nga përfundimi i kampionatit jemi në garë për të fituar titullin dhe jemi të përqendruar, të motivuar dhe gati. Jemi të vetëdijshëm për forcën tonë. Është momenti më emocionues, që ia vlen ta përjetosh.
Zlatan është fari i kësaj skuadre. Vullneti i tij është i padiskutueshëm dhe do të udhëtojë me ne në Romë, ashtu si Rebic. Bennacer do të mungojë, sepse ka pësuar një dëmtim në kavilje në derbi”.
Lazio-Përballemi me një skuadër që ka një sulm të frikshëm. Immobile është lideri, por ka edhe shumë lojtarë të tjerë të mirë. Duhet të luajmë mirë kundër një skuadre të trajnuar mirë. Dëmtimet gjatë sezonit na kanë penalizuar, por tani jemi të përqendruar te e tashmja dhe e ardhmja.
Kam kaluar një vit të parë shumë të mirë me Lazion, që luante një futboll të bukur. Si trajner i vetmi pishman që kam është viti i dytë në krye të skuadrës, pasi nuk i menaxhova mirë disa situata që sot do ti bëja ndryshe”.
Titulli-“Nuk është nevoja ta tregojmë, jemi të vetëdijshëm për rrugëtimin që po bëjmë dhe të momentit që po jetojmë. Është momenti më elektrizues dhe eksitues që mund të përjetojmë. Tifozët tanë e kanë fituat titullin, janë më të mirët.
Nuk ka rëndësi si është skuadra pas derbit, rëndësi ka ajo që duam të bëjmë nesër në mbrëmje. Tifozët na motivojnë, na japin energji. Nuk më interesojnë rivalët për titull, por vetëm ndeshjet e radhës. Që nga ndeshja e nesërme, duhet të marrim maksimumin”.
E ardhmja-“Vitin e kaluar në këtë pikë të sezonit nuk e dinim nëse do të shkonim në Champions, sot e dimë që duam të fitojmë kampionatin. Tek secili prej nesh duhet të jetë ai emocion që të bën të japësh më shumë se mundësitë.
Jemi në një pikë kyçe të sezonit dhe drejtuesit e klubit kanë qenë gjithmonë prezent. E tashmja është solide, mos më pyesni mua për të ardhmen”, ka thënë mes të tjerash Pioli. /f.a/

Leave a Reply

Your email address will not be published.