Pipero propozon shtrëngimin e masave/ Shkollat dhe lokalet të mbyllen deri në fund të marsit

Share

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero ka rekomanduar shtrëngimin e masave shtrënguese sipasojë e rritjes së rasteve me Covid.

Pipero rekomandon mbylljen e të gjitha shkollave dhe lokaleve deri në fund të marsit.

“Deri nga fundit i marsit masat duhet të ishin më të shtrënguara, orari i kafeneve më i shkurtuar, të mos shërbehet në tavolina, por “delivery”. Shkollat e arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm të ishin mbyllur deri në fund të marsit. Edhe pse nuk është zgjidhje e problemit, është zgjedhje e detyruar për nga ritmet e pandemisë pasi nuk janë kështu vetëm në vendin tonë”, u shpreh Pëllumb Pipero ne A2./CNA.al


Share

Komente