Pjesë e grupit që do të trafikonte 50 sirianë, gjykata e le në burg

Share

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin Qazim Ismail, për veprën penale të dhënies së ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit.

32-vjeçari nga fshati Trevllazër i Vlorës dyshohet se ishte pjesë e grupit që tentoi të trafikonte drejt Italisë me gomone më 8 janar, 50 shtetas siriane. Ai kishte strehuar në banesën e tij shtetasit e vendeve të treta që do të trafikoheshin në vendin fqinj.

Më herët për këtë ngjarje, policia ka arrestuar dhe pronarin e një hoteli në Tiranë, Fatos Dushën, i cili po ashtu kishte strehuar sirianë.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë hetimet për personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.


Share

Komente