Pjesëmarrja në votime deri në orën 18:00
Deri në orën 18:00 kanë votuar 36,39 për qind e qytetarëve. Të dhënat përditësuara nga KQZ vijnë nga 2662 qendra nga 5211 në total.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, deri më tani numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 694836 nga 1909641 zgjedhës në listën e QV të raportuara.
Pjesëmarrja në votime në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021 në të njëjtën orë ishte 45, 48 për qind.
Këtë 14 maj, qytetarët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e bashkive si dhe anëtarët e këshillave bashkiakë për 4 vitet në vijim.
LEXONI GJITHASHTU:
Pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00
Bejko thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni kundër politikës së vjetër