Pjesëmarrja në votime deri në orën 8:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në orën 8 të 14 majit.
Në rang vendi kanë votuar vetëm 1.29% e qytetarëve.
Raportimi bëhet nga 2.468 qendra votimi nga 5.213 që janë në total. Ndërkohë nga 1.784.845 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara, janë paraqitur për të ushtruar të drejtën e tyre deri në orën 8 të mëngjesit 2.304 zgjedhës.
Sot, më 14 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiak për 4 vitet e ardhshme.
Sipas listës së fundit të shpërndarë nga Ministria e Brendshme, të drejtën e votës në zgjedhjet e 14 majit e kanë 3 milionë e 650,550 shtetas shqiptarë. Nga këta 122,545 janë qytetarë që e kanë mundësinë për të votuar për herë të parë. Këta qytetarë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre në 5,211 qendra votimi në të gjithë vendin.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestimi i Belerit, Prençi; S’duhet të ishte kandidat, KQZ t’i pezullonte fushatën
Voton Belind Këlliçi: Sot ditë feste,14 maji do sjellë ndryshimin