September 18, 2021

Pjesëmarrja në votime rritet në krahasim me 2017

Shpërndaje lajmin

Të dhënat paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se deri në orën 10 kanë votuar 17% e votuesve, me një rritje në pjesëmarrje në dhjetë nga dymbëdhjetë qarqet e vendit në krahasim me vitin 2017, kur pjesëmarrja në zgjedhje ishte më e ulëta në histori.

Mijëra shqiptarë po votojnë në zgjedhjet e së dielës më shumë nga sa patën votuar në vitin 2017, kur pjesëmarrja shënoi nivelin më të ulët që nga fillesat e zgjedhjeve pluraliste, bëhet e ditur nga të dhënat paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas KQZ, deri në orën 10 të mëngjesit, rreth 17% e votuesve janë paraqitur në qendrat e votimit, një pjesëmarrje rreth 3% më shumë se sa në zgjedhjet e vitit 2017.

Pjesëmarrja rezulton gjithsesi më e ulët se sa në vitin 2013. Të dhënat e KQZ për pjesëmarrjen këtë vit, të krahasuara me ato të raportuara katër vjet më parë për deri në orën 10, tregojnë se numri i votuesve është rritur veçanërisht në Korçë, Elbasan, Tiranë e Shkodër ndërsa ka ulje të lehtë në Gjirokastër dhe Lezhë.

Krahasimi i këtyre të dhënave gjithsesi duhet të merret me rezerva për shkak se vetëm 658 nga afro 5200 qendra votimi në vend kanë raportuar, gjë që e bën rezultatin e përgjithshëm të pasigurt.

Në zgjedhjet e vitit 2017 votuan vetëm 47% e qytetarëve ose 1.6 milionë qytetarë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *