Plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen me helikopter në Tiranë

Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çorovodë.

Pas një konflikti mes të rinjsh, kanë mbetur të plagosur dy persona. Policia ka njoftuar se një 33-vjeçar ka goditur me thikë një 22-vjeçar dhe një 20-vjeçar.

Këta të fundit u transportuan menjëherë me ambulancë në spital, por situata e tyre u rëndua së tepërmi. Për pasojë, mjekët kanë bërë të mundur transportimin e tyre drejt spitalit të Traumës me helikopter.

Policia thotë se po heton ngjarjen. Ata janë vënë në kërkim të autorit të plagosjes së dyfishtë, i cili u arratis menjëherë pas ngjarjes./tvklan


Share

Komente