September 25, 2021

Plagoset me thikë oficeri në Francë, autori vritet gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë

Shpërndaje lajmin

Një person goditi me thikë dhe plagosi rëndë një polic në qytetin La Chapelle-sur-Erdre në Francën perëndimore të premten. Mediat vendase raportojnë se autori vdiq më vonë pas përleshjes me oficerë.

Xhandamëria, përfshirë 200 oficerë u vunë në ndjekje të tij, ndjesa sulmuesi humbi jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit.

“Pati një shkëmbim zjarri ndërsa oficerët tentuan ta arretsojnë, tha policia. Ai vdiq pak më vonë dhe dy oficerë u plagosën, shtoi policia. Polici e goditur me thikë është një gjendje kritike, njoftoi BFM TV.

Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin shkroi në Twitter se do të udhëtonte për në vendin e sulmit. Nuk ka ende asnjë njoftim për motivin e sulmuesit. Zyra e prokurorit anti-terrorizëm të Francës tha se po monitoronte situatën.

Një burim pranë hetimit i tha Reuters se i dyshuari ishte liruar nga burgu në mars pas një dënimi për dhunë. Ai u raportua nga stafi i burgut që ishte radikalizuar në burg, shtoi burimi.

Incidenti erdhi një muaj pasi një punonjëse administrative e policisë u vra me thikë në Paris nga një shtetas tunizian. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *