Plagosi efektivin e “Shqiponjave”, burg për Klered Bozhanajn
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 42-vjeçarin, Klered Bozhanajn, autorin e plagosjes së efektivit të “Shqiponjave”, Edlir Alleshi, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë në kryeqytet.
Bozhanaj u njoh nga gjykata me masën e sigurisë.
Ndërkaq, ABC News ka siguruar video nga plagosja e policit Alleshi.
Nga pamjet shihet se si efektivi Alleshi plagoset në këmbë, jashtë ambienteve të një lokali dhe më pas hyn brenda duke çaluar.
Autori 42-vjeçar Klered Buzhani u arrestua një ditë pas ngjarjes.
Teksa ishte duke patrulluar me motor, së bashku me 3 kolegë të tjerë, efektivi Edlir Alleshi dhe kolegu i tij, Ted Koldashi konstatojnë 42-vjeçarin, i cili ishte veshur sportiv. Pasi pa prezencën e policisë shtetasi është larguar me nxitim.
Efektivët i bënë thirrje që ai të ndalonte, por Buzhani është shprehur duke thënë “ikni ore, na lini rehat” dhe është larguar./