Plagosi me armë zjarri pronarin e fasonerisë në Fushë-Krujë, arrestohet 42 vjeçari

Shpërndaje lajmin

Fatmir Rrahmani, 42 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë është arrestuar pasi ka plagosur një pronar fasonerie në këtë zonë.

Arben Dedja mbeti i plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit midis autorit dhe viktimës.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga, autori i ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Krujë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 61-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur dje në Krujë, bënë arrestimin e autorit të dyshuar shtetasit F. Rr., 42 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë.

Ky shtetas ditën e djeshme, rreth orës 18:50, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në lagjen “Sinur”  Fushë Krujë, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin A. D., 61 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *