September 20, 2021

Plagosja në Tiranë, del fotoja dhe e shkuara kriminale e autorit 31 vjeçar (FOTO LAJM)

Shpërndaje lajmin

Detaje të reja janë zbuluar rreth autorit të plagosjës së dyfishtë në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Mësohet se Aldo Gjini është arrestuar në 2016 nga policia italiane si pjesë e një bande shpërndarësish të lëndëve narkotike në qytetin e Askolit. Gjini në atë kohë 26 vjeç, ra në pranga bashkë me vëllain e tij  Andis Gjini, ndërsa Kelvin Strati u la në arrest shtëpiak.

Banda e ngritur nga shqiptarët furnizonte me kokainë dhe marijuanë rrethinat në Askoli. Në momentin e arrestimit shqiptarëve dhe një të riu italian, iu gjetën 250 gramë kokainë dhe 1 kilogramë hashash.

Mbrëmjen e sotme, Aldo Gjini ka plagosur me armë zjarri pas një konflikti të castit dy shtgetasit Altin Gjoka, 32 vjeç, dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç.

 

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *