Plagosje me thikë në Durrës, përfundon në spital 45-vjeçari
Një plagosje me thikë ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit në Durrës.
I plagosuri mësohet të jetë rreth moshës 45 vjeç dhe është dërguar në spital pvr të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Sipas BalkanWeb, personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur arsyet e konfliktit. /