Plagosje me thikë në Korçë
Një person ka mbetur i plagosur me thikë në Korçë të dielën. Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit.
Sipas informacioneve paraprake, konflikti mes dy personave ka degraduar në përdorimin e thikës nga njëri prej tyre. Një 70-vjeçar ka goditur me thikë në këmbë, një 45-vjeçar.
Shkak i konfliktit dyshohet se është për një pronë (toka bujqësore). I dëmtuari është në spitalin e Korçës, ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
LEXONI GJITHASHTU:
U aksidentua nga 28 vjeçarja, humb jetën 79-vjeçari në Korçë, arrestohet e reja
Aksident në Korçë/ Automjeti përplas biçiklistin, niset me urgjencë në spital