November 28, 2021

Plani “B” për të shpëtuar Krishtlindjet nëse nuk funksionojnë masat e reja kundër COVID-19

Shpërndaje lajmin

Nesër në Greqi futen në fuqi masat e reja kundër COVID-19 që përfshijnë sektorin publik dhe atë privat, që u jep një goditje qytetarëve që nuk janë vaksinuar.

Për “kokëfortët” do të ketë kufizime në shërbime. Përveç restoranteve, ata tashmë janë të përjashtuar nga kinematë, teatrot, koncertet në ambientet e brendshme, palestrat, muzetë dhe stadiumet.

Në kishë mund të hyjnë me test të shpejtë nëse nuk janë vaksinuar.

Por cfarë ndodh nëse rastet e infektimeve nuk ulen?

Qeveria greke e ka bërë të qartë se nëse nuk do të ndalet përhapja në dy javët e ardhshme, do të zbatojë një “plan B” që do të përfshijë kufizime edhe më të mëdha për të pavaksinuarit.

Në ditët në vijim do të nisë një fushatë e re për vaksinimin, si dhe një fushatë derë më derë për forcimin e procesit të vaksinimit.

Ndërkohë që në shumë shtete në Europë ka nisur një valë protestash kundër masave kufizuese./ Abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *