Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi

0
Shpërndaje lajmin

Policia austriake raportohet të ketë arrestuar një 14-vjeçare me origjinë nga Mali i Zi nën dyshimet se donte të kryente sulm në Graz të Austrisë.
Sipas dyshimeve të para, bazuar në provat e gjetura në shtëpinë e saj, 14-vjeçarja kishte një qëllim: të vriste të gjithë jobesimtarët, raportojnë mediat austriake.
Si provë materiale, hetuesit austriakë gjetën sëpata, thikë, foto dhe video me prerje kokash.
Policia njoftoi se mjetet ishin blerë për të sulmuar njerëzit në mënyrë të rastësishme në Graz.
Derisa foto të planit të sulmit 14-vjeçarja u kishte dërguar njerëzve që “mendojnë njëjtë” përmes aplikacionit Telegram, transmeton albinfo.ch.
Sulmi supozohej të ishte “i drejtuar ndaj të pafeve”, dhe plani përfshinte vrasjen e rastësishme të “njerëzve të veshur me të zeza” dhe vrasjen e “sa më shumë të ishte e mundur”.
Policia austriake nuk e di saktësisht se kur ishte planifikuar të kryhej sulmi, por janë të sigurt se sulmi do të kishte ndodhur.
“Ne supozojmë se kjo ishte e pashmangshme”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Fritz Grunding.
Vajza ka lindur në Mal të Zi dhe jeton në Graz, por nuk ka nënshtetësi austriake.
Gjatë marrjes në pyetje, vajza nuk pranoi se çfarë po planifikonte. Në seancë morën pjesë prindërit, të cilët dyshohet se nuk dinin për planet e saj.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *