Plas debati në emision, Melisa i kthehet ashpër Mevlanit: Je xheloz se Atdheu është më i mirë

Share

Puntatën e sotme në “Për’Puthen” u transmetua takimi romantik mes Atdheut dhe Melisës.

Melisa u shpreh se gjatë gjithë kohës i vinte për të qeshur dhe pas kësaj deklarate Bora e pyeti mos vallë ishte kjo një shenjë që tregonte se ajo e pëlqente. Ndërkohë Atdheu deklaroi se kishte pak emocione.

Gjatë bisedës në studio, ndërhyri Erlindi, i cili tha se vajzat “shkrihen pas Atdheut” dhe se nuk duhet të fokusohen vetëm në pamjen e tij të jashtme, por duhet të përpiqen ta njohin më thellë.

“Je xheloz ti? Atdheu është i mirë, i bukur dhe më tërheq fizikisht”, tha Melisa.


Share

Komente