Plasin polemikat në kombëtaret franceze, federata ndalon agjërimin në të gjitha ekipet

0
Shpërndaje lajmin

Me vendim të Federatës Franceze të Futbollit, agjërimi gjatë këtij muaji të Ramazanit nuk do të tolerohet në ekipet kombëtare franceze. Një vendim që ngre dyshime dhe polemika te disa lojtarë të besimit islam.
Vendimi i marrë rrjedh nga kriza që shpërtheu një vit më parë kur disa lojtarë nën 21 vjeç kishin kërcënuar me grevë nëse do të pengoheshin të praktikonin Ramazanin në kampin stërvitor. Presidenti Philippe Diallo ndërhyri më pas, duke shpallur një rregull të përbashkët për të gjithë.
Për ekipin e parë të Francës janë planifikuar dy ndeshje, ndaj Gjermanisë dhe Kilit, dy teste të rëndësishme për të vendosur hierarki dhe tendenca për thirrjet finale. Nëse në kombëtaren e seniorëve rregulli i ri nuk ngjallte ndonjë dyshim të veçantë, sipas “Equipe” ka një tension në ekipet e të rinjve, nga ku do të ishte përjashtuar një lojtar i vendosur për të mos hequr dorë nga agjërimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *