Platformat më të mira për të mësuar online në 2021

Share

Në kohët e vështira që jetojmë sot, kemi parë që çdo gjë po rikthehet online. Pjesë e këtij transformimi është padyshim edhe sfera e arsimit, ku edhe pse platforma të të mësuarit online kanë ekzistuar shumë kohë para se pandemia të bëhej pjesë e përditshmërisë sonë, nuk mund të mohojmë faktin që përdorimi i tyre është shumëfishuar gjatë muajve të karantinës si edhe në kohën e tanishme.

Në këtë artikull do të shohim disa nga platformat më të mira të të mësuarit në botë, si edhe në Shqipëri, të cilat i vijnë në ndihmë çdo personi që dëshiron të mësojë, nga studentët, tek gjithë pjesa tjetër.

Khan Academy
Khan Academy është një ndër platformat lider në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila përmban mësime online tërësisht falas për të gjithë personat që dëshirojnë të mësojnë duke përdorur këtë platformë. Kjo platformë njihet më tepër për mësimet që posedon në matematikë, sidomos për maturantët amerikanë që duan të përgatiten për provimet SAT.

EdX.org
Platforma EDX.org njihet për kurset falas në nivel universiteti. Kjo platformë është krijuar nga Harvard në bashkëunim me MIT dhe kualiteti i kurseve që përmban kjo platformë është mbreslënës. Në këtë platformë personat e interesuar mund të ndjekin mbi 2,500 kurse të cilat janë me tematika të ndryshme, kështu që gjithnjë do të mund të gjejnë diçka që u intereson.

Udemy
Kjo listë nuk mund të mos përfshinte edhe platformën Udemy, e cila është platforma lider për kurset online në gjithë botën. Dy platformat e lartëpërmendura mund të përdoren falas, ndërkohë që për të përdorur Udemy personat e interesuar duhet të paguajnë për kursin që ata zgjedhin të ndjekin. Kurset në këtë platformë ama janë të kualitetit maksimal dhe për ta vërtetuar këtë ju mund të hapni një kurs dhe të lexoni mijëra vlerësime që kanë dhënë përdoruesit e tjerë që e kanë ndjekur këtë të fundit.

Këto ishin disa nga platformat lider në botë, por edhe në vendin tonë ka disa platforma që mundësojnë të mësuarit online dhe të cilat janë të kualitetit shumë të lartë. Është një aspekt shumë i mirë ky edhe për vendin tonë, pasi jo të gjithë shqip-folësit mund të kuptojnë dhe të komunikojnë në gjuhën angleze, kështu që këto platforma janë një plus me të vërtetë i madh për ne.

Almooc.com
Platforma shqiptare Almooc ofron për përdoruesit Shqiptarë kurse në një sërë disiplinash. Disa nga këto disiplina janë: Anglisht, matematikë, fizikë, programim, TIK, etj.
Platforma numëron mbi 63,000 studentë dhe është lider për kurset e programimit në shqip të cilat ofrohen falas.

PortaliStudentor.al
Portali online për nxënësit dhe studentët PortaliStudentor.al, është një portal i krijuar në vitin 2018 dhe që ka gjetur një përdorim masiv nga maturantët të cilët merrnin notat e provimeve të maturës pranë këtij portali. Arsyeja pse maturantët zgjodhën këtë portal për të marrë notat e tyre është sepse ai i thjeshtësonte punën duke u afishuar maturantëve notat vetëm në bazë të ID së tyre.

PortaliStudentor.al numëron më shumë se 6000 studentë dhe nxënës shqiptar të regjistruar, tani që provimet e matures shteterore janë afër, ata mund të përgatiten për provimet, të mësojnë online nëpërmjet materialeve të ndryshme, si edhe të kryejnë provimet e maturës online për t’u praktikuar.

Ky portal ka arritur gjithashtu që të ofrojë kurs gjermanisht online, si edhe kurse programimi online, gjithashtu edhe kurs per maturen shteterore.

Sputnik.al
Platforma sputnik.al është një platformë tjetër shumë e mirë shqiptare e cila ofron kurse në matematikë, informatikë, dhe gjuhë. Platforma gjithashtu mundëson zgjedhje ushtrimesh të ndryshme për lëndët e gjimnazit dhe kjo e bën një platformë të shkëlqyer për pjesën e të mësuarit online.

Platforma ka gjithashtu edhe kanalin e saj ne YouTube, nëpërmjet të cilit përdoruesit mund të mësojnë duke ndjekur video-mësimet që gjenden aty.

Nuk ka dyshim që mësimi online është e ardhmja, sidomos të mësuarit nga këto platforma ku çdokush mund të mësojë nga rehatia dhe komforti i shtëpisë së tyre. Autori: Igli Hoxha


Share

Komente