Plazhet më të bukura në Shqipëri
Me ardhjen e verës të gjithë zgjedhin destinacionet më të përshtatshme për pushime. Për kosovarët, Shqipëria është destinacioni kryesor për pushime, përcjell albinfo.ch.
Ja cilat janë disa plazhet më të bukura të Shqipërisë.
Plazhi i Kakomesë
Një ndër vendet më të bukura që ka Shqipëria është gjiri i Kakomesë, është pjesë e komunës së Lukovës si dhe një perlë e natyrës shqiptare.
Kakome është një fshat i vogël që të mrekullon, mund të shkoni me makinë apo dhe anije. Një gji i vogël detar i rrethuar nga male të larta duhet të vizitohet me patjetër këtë verë.
Plazhi i Ksamilit
Ishulli i Ksamilit është pjesë e parkut kombëtar të Butrintit, ku përveç rezidencave arkeologjike të mund të shijoni pamjen e mrekullueshme të ujit të kristaltë, me një rërë të bardhë.
Plazhi i Gjipesë
Në këtë plazh mbizotëron qetësia, rëra shumë e imët, ku kryeson deti i kaltërt.
Ky ngjason si një plazh privat, i cili lë një përvojë unike. Për të gjithë ju që dashuroni të ngjiteni nëpër shkëmbinj ky është vendi perfekt.
Plazhi i Jalës
Një vend tjetër magjik i bregdetit shqiptar është Jala, ku deti Jon të jep një kënaqësi krejt ndryshe.
Një ndër plazhet më të bukura të Shqipërisë ku çdo detaj është i kuruar, nga infrastruktura e deri tek shërbimi dhe argëtimi. Kushdo që e vizituar ka mbetur shumë i kënaqur nga ky vend.
Dhërmi
Dhërmiu është një prej destinacioneve më të preferuara dhe të njohura, kryesisht prej të rinjve. Që prej plazheve të qetë e të veçuar, deri tek ato më të zhurmshmet ku argëtimi e muzika nuk kanë fund.
Lukovë
Afër qytetit bregdetar të Sarandës ndodhet Lukova. Ku diku afër zonës mund të merrni dhe tragetin që ju dërgon në Korfuzin e afërt.
Ky vend mundëson një pamje fantastike e sidomos nëse vizitohet në shtator.
Plazhi Palasë në Vlorë
Në këtë plazh duhet të qëndroni pak gjatë sepse bregdeti është i shkëlqyer dhe nuk mund të mjaftoheni vetëm me disa ditë.
Karakteristikë e kësaj zone janë shtëpizat e bardha dhe fshatrat e vegjël të cilët rrethohen nga një natyrë shumë e bukur.
Shëngjin, ”Rana e Hedhun”
Edhe pse në veri, pak larg nga qyteti i Lezhës, ndodhet një ndër plazhet më të bukur natyrorë, ai i “Ranës së Hedhun’. Një fluks të madh turistësh, si dhe hotele me shërbimin më të mirë nuk mungojnë kurrsesi në këtë vend.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.