Plorin me “dhimbje koke”, një mungesë dhe dy titullarë në dyshim ndaj Tiranës

Shpërndaje lajmin

Vllaznia do të përballet me Tiranën, tashmë të shpallur kampione, në ndeshjen e javës së 34-të të kampionatit shqiptar, takim që do të luhet ditën e shtunë ora 17:00
Një ndeshje që është shumë e rëndësishme për shkodranët e Elvis Plorit, të cilët kërkojnë të sigurojnë një vend në Europë për sezonin e ardhshëm, ndërsa kujtojmë se janë edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë.
Për përballjen me bardheblutë, tekniku Plori është me dhimbje koke, pasi dy lojtarë titullarë nuk janë gati për përballjen me djemtë e Orges Shehit, ndërsa mungesë e sigurtë është portieri Qarri që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Bëhet fjalë për sulmuesin Djurdevic i cili vuan një dëmtim dhe nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm ndaj kryeqytetasve, teksa edhe Liridon Latifi nuk është në 100% e tij. /f.a/

Leave a Reply

Your email address will not be published.