October 16, 2021

Plot 8 gola, mes spektalit Spanja kalon në çerekfinale (VIDEO)

Shpërndaje lajmin

Ka përfunduar me fitoren e Spanjës kundër Kroacisë ndeshje spektakolare e zhvilluar në Kopenhagë dhe që ishte e vlefshme për kualifikim në fazën çerekfinale të Kampionatit Evropian Euro 2020.

Seria e gjatë e golave nisi në minutën e 20’ kur portieri i Spanjës Unai Simoi gaboi rëndë duke ia dhënë epërsinë Kroacisë, por reagimi i Spanjës erdhi në minutën e 38’ kur shifrat i barazoi Sarabia dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë vazhdoi spektakli i madh. Spnja e thelloi epërsinë në 3-1 me gola e Azpilicuetas në minytën e 57’ dhe të Torres në të 77’-ën.

Kur po mendohej se Spnja po e siguronte kualifikimin brenda 90 minutave, Kroacia reagoi fuqishëm duke realizuar dy gola të shpejtë brenda shtatë minutave përmes Orsic (85) dhe Pasalic (92’) duke barazuar rezultatin në 3-32 dhe duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.

Në lojën dy herë nga 15 minuta Spnja realizoi edhe dy herë. Fillimisht Alvaro Morata realizoi për 4-3 në minutën e 100’ dhe vetëm tre minuta më vonë shënoi edhe Oyarzabal për rezultatin përfundimtar 5-3 që ia siguroi Spanjës kalimin ne çerekfinale të Euro 2020.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *