Plotësohet dëshira e Hazard, mesazhi që la pas largimit nga Chelsea

Shpërndaje lajmin

Skuadra e Real Madridit ka siguruar gjysmëfinalen e madhe të UEFA Champions League pasi eliminoi Liverpoolin.

Ky kualifikim e ka gëzuar edhe lojtarin belg, Eden Hazard – i cili pas largimit nga ‘Stamford Bridge’ kishte shpresuar që një ditë të takohen klubet mes njëri tjetrit në Ligën e Kampionëve.

“Jeni gjithmonë të veçantë për mua dhe sezonin e ardhshëm do të shikoj së pari për rezultatet tuaja. Shpresoj që të jemi tërhequr kundër njëri-tjetrit në Champions League sezonin e ardhshëm dhe çdo sezon kështu që të mund të takohemi përsëri”, kishte thënë Eden pas largimit nga klubi londinez.

Hazard është i lënduar, por ka kohë 2 javë për t’u riaftësuar dhe të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij.

 

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *