Plumba drejt makinës së 25 vjeccarit/ I riu 3 vite më parë i ndalur për një aksident me dy viktima

Share

Gjatë natës së kaluar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makinë në pronësi të 25 vjeçarit Eduart Pica, banues në lagje “Nënë Tereza”, Lezhë.

25 vjeçari Eduart Pica, 3 vite më parë ka qenë i ndaluar pasi shkaktoi një aksident në Fushë Krujë ku humbën jetën 2 persona. Kujtojmë se aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Thumanë. Si pasojë e fërkimit me mjetin Mercedes Benz, që drejtohej nga shënjestra e të shtënave me armë mbrëmjen e djshme në Lezhë, Eduart Pica, mjeti ku udhëtonin 4 shokët është përplasur me trafikndarësen dhe ka përfunduar në kanal.

Pas aksidentit ndërruan jetë në spital Roland Kacani, 28 vjeç nga Tirana, (shoferi i mjetit) dhe Altin Prendushi, 27 vjeç nga Lezha, (i cili ndodhej në vend të parë pasagjer). Dy pasagjerët që ndodheshin në sediljen e pasme dhe që mbetën të plagosur janë: Eduard Lamaj 27 vjeç nga Laçi dhe Bledar Dauti 31 vjeç nga Tirana./CNA.al


Share

Komente