August 1, 2021

“Plumbin në gojë”! Përplasje mes banorëve të Bënçës dhe firmës për rrugën, Tare në komisariat

Shpërndaje lajmin

Paraditen e sotme banorët e Bënçës në Tepelenë janë përplasur fizikisht me përfaqësuesit e firmës që po ndërton rrugën që e lidh zonën me Kurveleshin. ABC sjell pamjet e momentit të konfrontimit.

Auron Tare, përfaqësues të firmës dhe banorë të zonës kanë përfunduar në komisariatin e policisë së Tepelenës.

Gazetari i ABC, Elidon Berberi raporton se konflikti me firmën ka nisur pasi banorët akuzojnë se punimet nga marrja e inerteve për rrugën po shkatërron ekosistemin e luginës dhe po dëmton mjedisin.

Sipas tyre, peticioni me firmat që i jepte “OK” nisjes së punimeve është i falsifikuar dhe se nuk është firmosur nga banorët e fshatit.

Për këtë arsye, banorët sot kanë dalë në rrugë duke kundërshtuar vijimin e punimeve që solli më pas agravimin e situatës dhe përplasjet.

d.b/Abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *