Po drejtonte mjetin nën efektin e drogës, arrestohet një person

0
Shpërndaje lajmin

Shtetasi me iniciale E. B., u kap duke drejtuar automjetin nën efektin e drogës.
Ai u arrestua menjëherë, duke e çuar në 28 numrin e shoferëve që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B.
Ky shtetas u ndalua për kontroll pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në mënyrë të parregullt. Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se shtetasi E. B. drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
 
LEXONI GJITHASHTU:

EMRAT| Këta janë 6 të arrestuarit e megaoperacionit anti-drogë në Adriatik
Kapet veliera me drogë që ushëtonte nga Shqipëria drejt Italisë, disa të arrestuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *