Po hulumtohen shkaqet e dëmtimit të tunelit Gotthard

0
Shpërndaje lajmin

Zyra Federale e Rrugëve ka njoftuar se shkaku i dëmtimit në tunelin rrugor Gotthard është identifikuar si “rishpërndarja e tensionit në malet lokale”, që çoi në ndryshime presioni dhe më pas në një çarje në tavanin e ndërmjetëm, shkruan swissinfo, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit, ndryshime të tilla në male mund të bëjnë shumë tendosje mbi strukturat – siç janë tunelet, teksa si rezultat dëmtime të ngjashme ndodhën në tunelin e rrugës Gotthard më 1985.
Lëvizja në mal, punët ndërtimore dhe ndikimet tektonike janë vetëm disa nga mundësitë pse mund të ndodhin këto rirregullime, për këtë arsye kjo zyrë është në kontakt me Shërbimin Sizmologjik Zviceran, i cili regjistroi një “sinjal sizmik” të dielën pasdite në orën 16:10.
Aktualisht po sqarohet nëse ky sinjal ka lidhje me ngjarjet në tunel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *