“Po kërcënon bizneset”, Bozdo: Rama, përgjegjës për largimin e shqiptarëve nga vendi
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Eno Bozdo e cilëson kryeministrin Edi Rama, përgjegjës për largimin e shqiptarëve nga vendi.
Në një intervistë për Euronews Albania, Bozdo u shpreh se Rama i kërcënoi sot bizneset, duke u kërkuar të rrisin pagat dhe duke i bërë ata fajtorë për largimin nga vendi të punonjësve.
“Arsyeja kryesore e largimit të shqiptarëve është jo vetëm paga, por e gjithë situata në vend, ekonomia, korrupsioni. Këo kanë vetëm një përgjegjës, është Edi Rama. Pas 10 vitesh Edi Rama e drejton gishtin te bizneset dhe u thotë atyre; paguajini më shumë ore të poshtër, sepse ju e keni fajin që shqiptarët po ikin, kjo është të vesh duart në kokë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Jemi tallur me pagat e punonjësve”, eksperti: Çfarë më tha një sipërmarrës
Frenohet tregtia e jashtme | 38 mld lekë nga eksportet, rënie 9% për një muaj
Ilaçet turke mbushin tregun, 120 barna morën autorizim tregtimi vetëm gjatë 2022