September 25, 2021

Po kthehej nga motra, fqinji ekzekuton të riun me kallash, motra lot dhe britma: O Zot…(VIDEO)

Shpërndaje lajmin

Një i ri u vra me kallashnikov mbrëmjen e sotme në Shkodër. Mark Kodra 47 vjeç ekzekutoi Emiljan Ndoun 25 vjeç, sipas policisë pas një konflikti në afërsi të një kalçetoje në fshatin Bardhaj.

Gazetari i ABC, Simon Shkreli siguroi pamjet nga vendi i ngjarjes, ku ndodhi krimi i radhës që tronditi kryeqendrën e veriut të vendit, ndërsa raporton se i riu po kthehej nga motra në momentin që fqinji e ka vrarë.

Lexo edhe: Vrasja trondit Shkodrën, 6 ekzekutimet që përgjakën Majin nga Vlora në Elbasan dhe Tiranë

E ndërsa zona është rrethuar nga forca të shumta policie, sapo morën vesh lajmin në vendin ku ndodhi krimi arritën me shpejtësi familjarët e të riut që humbi jetën.

E motra në lot, dëgjohet teksa u lutet efektivëve të policisë që ta lejojnë që të futet për të parë vëllanë. “A ban me e pa? O Zo, o Zot…” dëgjon britmat e motrës së viktimës në lot./ db/ Abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *