Po mahnit shkodranët, Brdariç flet pas fitores ndaj Teutës

Share

Vllaznia arriti një fitore fantastike ndaj Teutës, me rezultatin 1-0, duke thelluar diferencën në +9 nga vendi i dytë që momentalisht mbahet nga durrsakët.

Në prononcimin pas ndeshjes, për emisionin “Gol pas Goli”, tekniku i skuadrës shkodrane, Brdariç, u shpreh i lumtur për këtë triumf të arritur duke deklaruar:

NDESHJA- Jam krenar për lojën e skuadrën time. Ishte një fitore e rëndësishme për Vllazninë dhe qytetin e Shkodrës. Bëmë ndeshje jashtëzakonisht të mirë. Shënuam një gol, mund të shënonim më shumë. Ka detaje të vogla për të përmirësuar, për jam i lumtur.

TITULLI- Nuk dua të flas për kampionatin, është një sezon i gjatë, ka edhe 23 ndeshje. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Le ta shijojmë këtë fitore.

KARTONI I KUQ- Nëse shikoj pamjet, dallohet që është ndërhyrje e ashpër. Ardit Hoxhaj nuk kishte qëllim ta vriste lojtarin kundërshtar. Kur shikoj pamjet, të jem i sinqertë, ndërhyrja ishte për karton të kuq, pavarësisht se në ato momente tentova të mbroja lojtarin tim. Ndëshkim i drejtë.

SKEMA FITUESE- Kemi folur më parë për disa zgjidhje. Ne duam të luajmë me këtë stil se është lojë ofensive që pëlqej unë dhe lojtarët. Unë dua lojtarë dhe pa lojtarët e mi nuk ka asgjë. Bisedova me lojtarët se si të gjejmë një fomulë që të përshtatet, në fillimin e pjesës së dytë, që në aksionin e tretë u bë aksioni që shënuam.

MESFUSHA- Çdo njeri mund të jetë surprizuar. Kemi nisur kampionatin me skemën 3-5-2. Kam lojtarë që mund t’i adoptoj me skema të ndryshme. Këtë e kemi bërë edhe sot. Kanë aftësi të shkëlqyer për t’u adoptuar. Mund ta ndryshoj modulin e lojës gjatë ndeshjes. E kam luksin.

MBAJTJA E ÇADRËS- Është pak për të qeshur kjo puna e çadrës, e urrej shiun, nuk dua të sëmurem dhe mos jem pranë skuadër. Në Shkodër bie pafund shi, kjo është e vetmja mënyrë për të mos u lagur. E urrej shiun.

LICENCA PËR NË EUROPËS- E dimë situatën. Po punojnë shumë po punojnë Xhaferi e Bashkia për zgjidhjen e kësaj situata, që kur të jetë momenti, nëse Vllaznia shkon në Europë, të ketë mundësi të luajë”, u shpreh Brdariç.


Share

Komente