Po shkëlqen me Italinë, Locatelli: Para një viti nuk do të isha këtu, pandemia në një farëmënyre më ka ndihmuar

Shpërndaje lajmin

Manuel Locatelli ka folur pas ndeshjes me Zvicrën.

Locatelli ishte “dirigjenti” i mesfushës dhe shënoi dy gola për ta ndihmuar Italinë ta sigurojë kualifikimin tutje.

Ai shënoi golin e parë në min 26′, ku me një pasim fantastik tek Berardi, arriti ta përfundojë aksionin në gol.

Mirëpo, italiani shënoi edhe golin e dytë me një goditje nga distanca.

“Në këtë natë kishte shumë punë dhe shumë përkushtim nga ana jonë”, tha ai.

“Jam krenar dhe i lumtur për këtë ndeshje, bëj pjesë në një grup fantastik”, shtoi ai.

“Një vit më parë nuk mendoj që do të kisha mundur të vija këtu, pandemia në një far mënyre më ka ndihmuar”, tha Locatelli.

“Goli i parë i dedikohet familjes time dhe të dashurës, pastaj i dytë të gjithë italianëve që kanë vuajtur dhe po vazhdojnë të vuajnë, shpresojmë që të rregullojmë emocionet e tyre çdo herë që luajmë”, përfundoi Manuel Locatelli.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *