“Po shohim në gjithë Europën për lojtarë”, Reja: Ja cili mi zgjidh problemet

Share

Në Itali kërkojnë gjithmonë mendime nga trajneri i Shqipërisë, Reja, kur bëhet fjalë për zhvillimin e ndeshjeve në “Seria A” dhe “Champions League”. Një trajner me karrierë të mirënjohur që mund të bëjë analiza të sakta mbi situata të ndryshme. E teksa i kërkohet mendimi rreth Ibrahimoviç e Ronaldos, te “Radio Anch’io Sport” nuk mund të qëndrojnë pa e pyetur edhe për Shqipërinë.

“Ne jemi duke parë në gjithë Europën për të gjetur elementë të përshtatshëm për Shqipërinë. Lojtari ynë më i mirë? Cikalleshi është sulmuesi që zgjidh problemet e mia, tani për tani po më jep kënaqësinë më të madhe. Por nuk dua t’i heq asgjë pjesës tjetër, të një grupi shumë të mirë futbollistësh që po tejkalon të gjithë pritshmëritë. Ne jemi disi në vitin zero. Po planifikojmë punën për të rritur edhe shkallën e teknikëve të trajnerëve në Shqipëri”, u shpreh Reja.


Share

Komente