September 25, 2021

Po trafikonin drogë në drejtim të Shqipërisë, arrestohen dy shtetas në Greqi

Shpërndaje lajmin

Policia e Shtetit në bashkëpunim me atë greke, ka bërë të mundur ndalimin e dy shqiptarëve të cilët po trafikonin drogë nga Greqia në Shqipëri. Gjithashtu është shpallur në kërkim një person i tretë, i cili dyshohet se i ka ndihmuar.

“Falë bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me Policinë greke parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Policisë Kufitare shqiptare dhe Drejtorisë së Policisë së Janinës, falë shkëmbimit dhe ndjekjes në kohë dhe me profesionalizëm të të dhënave dhe informacioneve që dispononte Policia Kufitare e Kakavijës, nga forcat e Antidrogës në Drejtorinë e Janinës, në zonën malore të quajtur Mavrovounio, Janinë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, i shtetasve shqiptarë M. L., 41 vjeç banues në Durrës dhe  A.M., 38 vjeç, banues në Mirditë.

Këta shtetas janë kapur duke transportuar me çanta shpine, një sasi prej 38.3 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sativa. Një person i tretë, bashkëpunëtor i këtyre dy shtetasve, është larguar pa u kapur.  Policitë e dy vendeve vazhdojnë operacionin për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *