Po transportonte 12 emigrantë të paligjshëm, në pranga 35-vjeçari në Vlorë
Një 35-vjeçar në Vlorë është arrestuar mëngjesin e ditës së sotme pasi është kapur duke transportuar 12 emigrantë të paligjshëm.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Bypass”, në pranga ka rënë A. H, banues në Sarandë.
35-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Kaninë – Alikok, duke transportuar me një mjet tip furgon, 12 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
LEXONI GJITHASHTU:
Kërcënuan me armë klientin, pranga pronarit dhe punonjësit të servisit
Ekskluzive/ Dështon atentati me snajper në Durrës, policia fsheh ngjarjen
Çfarë tha para hetuesve shënjestra e atentatit të dështuar në Durrës