September 18, 2021

Po trondit botën, OBSH: Jemi të shqetësuar nga “Delta”, ka vetëm një rrugë shpëtimi

Shpërndaje lajmin

Varianti “Delta” i COVID-19 është kthyer në alarm për shkak të infektimit më të shpejtë që shkakton.

Shumë vende, mes të cilave edhe Greqia kur menduan se arritën ta mposhtin COVID-19 në skenë doli mutacioni indian që po përhapet me ritme shumë të shpejta.

Organizata Botërore e Shëndetësisë u shpreh për mediat greke se mutacioni “Delta” është shumë i rrezikshëm dhe rastet do të rriten akoma më shumë në vijim, prandaj shpëtimi i vetëm është vaksinimi.

Disa vende kanë nivele të larta të vaksinimit dhe numër të ulët të vdekjeve dhe shtrimeve në spital, ndërsa të tjerët, veçanërisht në Afrikë, Amerikë dhe Azi, janë goditur rëndë nga pandemia.

Kombinimi i mosrespektimit të masave themelore me vaksinim të ulët i jep COVID-19 mundësinë për t’u përhapur dhe përfundimisht për të vrarë. Asnjë vend nuk është i sigurt akoma. Mutacioni Delta është i rrezikshëm dhe vazhdon të shndërrohet, diçka që kërkon monitorim dhe adaptim të vazhdueshëm në shëndetin publik.

Ne jemi vërtet të shqetësuar nga mutacioni Delta. Ai është më ngjitësi që kemi hasur ndonjëherë dhe tani është më dominuesi. Ndërsa disa vende po lehtësojnë masat, ne po shohim një rritje të shpejtë të rasteve.

Mutacioni Delta aktualisht gjendet në 98 vende të botës dhe po përhapet me shpejtësi në popullatat e pavaksinuara.

Ne jemi në një periudhë shumë të rrezikshme të pandemisë dhe duhet të theksoj përsëri se asnjë vend nuk është i sigurt. Fatkeqësisht, ne do të shohim mutacione të reja. Kjo është ajo që bëjnë viruset, në fund të fundit, ato evoluojnë.

Respektimi korrekt dhe i vazhdueshëm i masave të shëndetit publik, së bashku me vaksinimin do të na mbrojnë ne dhe vetë sistemin shëndetësor” deklaron OBSH.

Shqetësim për variantin e ri të COVID-19 ka edhe në Shqipëri, por ende nuk ka asnjë të dhënë zyrtare që mutacioni “Delta” ka mbërritur në vendin tonë./ db/Abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *