Pochettino është gati të rikthehet te Tottenham

Shpërndaje lajmin

Ish-trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino është i hapur për një rikthim në klub.
Tashmë është raportuar se Antonio Conte ka gjasa të largohet nga pozicioni i tij në krye të Spurs në fund të sezonit dhe udhëheqja e londinezëve po mendon të ftojë Pochettino për të zëvendësuar italianin. Sipas gazetarit Darren Lewis, trajneri argjentinas nuk është aspak kundër kthimit në një klub me të cilin ka arritur sukses në të shkuarën.
Mauricio Pochettino drejtoi Tottenham Hotspur nga vera e vitit 2014 deri në nëntor 2019. Trajneri 50-vjeçar ka qenë i papunë që kur u shkarkua nga Paris Saint-Germain në verën e vitit 2022. /G.D /
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *