Pogba kthen Manester Junajtid në majë pas 8 vitesh, triumfon edhe Evertoni

Share

Janë mbyllur dy ndeshjet e Premier Ligës, të vlefshme për javën e 18 në këtë kampionat.

Mançester Junajtid ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, teksa ka mposhtur minimalisht Bërnlein, falë një goli të Pol Pogba në minutën e 71. Më këtë fitore, të besuarit e Solskjaer marrin kreun e renditjes, duke shkuar në kuotën e 36 pikëve, 3 më shumë se Liverpuli i vendit të dytë.

Fitore ka korrur edhe Evertoni, që ka mposhtur me rezultatin 2-1 Uolvesin, në transfertë. Për skuadrën e Ançelotit shënuan Aiobi në minutën e 6 dhe Ken në minutën e 77, ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi Neves në minutën e 14. Me këtë fitore Evertoni ngjitet në vendin e 4-t me 32 pikë, aq sa Lestëri i vendit të tretë dhe 1 më pak se Liverpuli.


Share

Komente