Pogradec/ Kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit, policia u vjen në ndihmë 5 turistëve çekë
Pesë turistë çekë janë ndihmuar nga policia e Pogradecit, pasi kishin humbur rrugën, duke eksploruar zonën e Jollës.
Ditën e sotme, një grup punonjësish të Komisariatit të Policisë Pogradec, gjatë kontrollit të territorit, pasi kanë marrë njoftim se në fshatin Zgallë, njësia administrative Velçan, 5 turistë çekë kishin humbur rrugën.
Ata kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve.
Punonjësit e Policisë i kanë shoqëruar turistët dhe i kanë orientuar në rrugë, ku më pas ata kanë marrë edhe mjetet e tyre motorike./