Polakët, turistët më të qëndrueshëm në Shqipëri  

Shpërndaje lajmin

Turistët polakë mbajnë flamurin e grupit me rritjen më të madhe ndër vite dhe janë pjesë e turizmit të organizuar në vend.
Duke qenë një grup i qëndrueshëm, i cili i përshtatet më shumë stadit ku ndodhet turizmi vendas aktualisht, ndoshta marrëdhënia mes dy vendeve duhet të shihet më me vëmendje.
Të paktën kështu mendon Arben Çipa, administrator i një kompanie turistike duke nënvizuar se ky investim diplomatik e politik do të ishte një vulosje e bashkëpunimit më intensiv mes dy vendeve, raporton monitor, përcjell albinfo.ch.
Turistët polakë, sipas tij, janë në rritje nga viti në vit dhe kanë kohë-qëndrimin më të gjatë në bregdet, duke e kthyer atë në një grup të rëndësishëm.
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *