Policia arreston dy vëllezërit e akuzuar për vrasje në Dibër

Shpërndaje lajmin

Policia e Dibrës njoftoi se kishte arrestuar vëllezërit Muhamet dhe Altin Mera, të cilët akuzohen për vrasjen e Xhentan Koneshës, pas një konflikti pronësie.

Vendi i ngjarjes në Dibër. Foto:Sami Curri

Dy vëllezër të akuzuar se vranë më 13 prill 2021 në fshatin Luzni, 50 vjeçarin Xhetan Konesha, u arrestuan të mërkurën nga policia e Dibrës.

Policia e Dibrës njoftoi se ishte arrestuar fillimisht një nga vëllezërit Muhamet Mera, 30 vjeç, vëllai i tij Altin Mera, 42 vjeç u dorëzua në polici disa orë më vonë.

“Ky shtetas qëndronte prej ditës së djeshme (të martën) i fshehur në një banesë të braktisur në fshatin Lishan dhe në pamundësi për t’u larguar, ka dalë nga banesa dhe është vetë dorëzuar para shërbimeve policore që po kryenin kontroll në atë zonë”, thuhet në njoftimin e DVP Dibër.

Dy vëllezërit akuzohen në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes Koneshe”, Njësia Administrative Luzni, Dibër, janë konfliktuar dhe kanë qëlluar me armë zjarri automatik 50 vjeçarin Konesha.

Vrasja ndodhi ndërsa Konesha bashkë me të bijën, 18-vjeç, po hipnin në fugon për të ikur drejt qytetit. Vëllezërit dyshohet se i bënë pritë makinës dhe qëlluan me breshëri viktimën në sy të vajzës. Xhetan Konesha u dërgua në spital, por ndërroi jetë  si pasojë e plagëve të marra.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *