Policia dhe FRONTEX bashkëpunim për të luftuar krimin, Komisionerja e BE: Krimi i organizuar po bëhet gjithnjë e më shumë ndërkombëtar

Share

Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme Ylva Johansson deklaroi se policia  shqiptare dhe FRONTEX punojnë së bashku kundër krimeve në kufirin mes Shqipërisë e Greqisë.

&cb=817f2444bcGjatë një konferencë të përbashkët me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi nga Kakavija ajo u shpreh se duke qenë se grupet kriminale kanë shtuar pasurinë, është e nevojshme të shkatërrohet çdo aset kriminal i tyre.

“Nga ana tjetër dëgjova sot këtu edhe në raport me bashkëpunimin dhe punën e përbashkët që është bërë mes forcave kufitare shqiptare dhe forcave të FRONTEX. Dëgjova jo vetëm sesi ata punojnë së bashku, por gjithashtu kanë mësuar nga njëri-tjetri, një bashkëpunim jo vetëm për të menaxhuar migracionin, por edhe në përpjekjen për të ndaluar trafikimet e tmerrshme të atyre, që përpiqen të trafikojnë jo vetëm njerëz por edhe armë, drogë dhe që kryejnë veprime të tjera kriminale. Sepse siç e dimë lufta kundër krimit dhe menaxhimi i migracionit janë fenomene ndërkufitare dhe për këtë arsye duhet të punojmë së bashku në raport me të. Pra jam këtu për të thënë që shumë është bërë dhe është bërë progres në këtë drejtim. Do të doja të thoja që në prill unë do të paraqes një strategji, e cila do të jetë e përqendruar te krimi i organizuar dhe trafiku i qenieve njerëzore. Do të doja t’ju thoja që ekzistojnë dy trende që janë të theksuara: së pari, grupet e krimit të organizuar po bëhen gjithnjë e më tepër ndërkombëtare, dhe së dyti aspekti dixhital. Pra, ata po përdorim shumë herë më tepër mjedisin dixhital, dhe po shesin mjedisin dixhital dhe për këtë arsye duhet të trajtohen pra në të dyja këto drejtime”, tha Komisionerja.

Nga ana e tij, ministri Çuçi vlerësoi se policia kufitare dhe FRONTEX kanë bërë punë të mirë në vënien e drejtësisë për çështje të emigracionit dhe për luftimin e krimit, gjë që, siç tha ai, e konfirmoi komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme.


Share

Komente