Policia e Kosovës arreston dy persona të dyshuar për vjedhje në Austri

0
Shpërndaje lajmin

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar aksione në Prishtinë dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në Austri.
“Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë, në aksione të ndara  janë arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda që kanë ndodhur në Austri. Rastet kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore,(dhjetor 2022- janar 2023). Puna e hetuesve rajonal,  është finalizuar sot , ku pas marrjes së disa veprimeve operative në koordinim me Prokurorinë, Gjykatën themelore dhe hetuesit nga Republika e Austrisë, kanë arrestuar dy personat e dyshuar L.B . mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe I. V mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, njofton Policia.
Sipas Policisë janë sekuestruar stoli asi, fishekë e automjete dhe ka identifikuar një të dyshuar tjetër.
“Pjesë e aksioneve ka qenë edhe kontrolli i katër lokacioneve,  ku nga hetuesit janë gjetur dhe sekuestruar stoli ari, 156 fishekë, 2 automjete etj. Personat e dyshuar pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të personit të tretë të dyshuar i cili tash më është i identifikuar”, thuhet tutje në njoftim, përcjell albinfo.ch.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *