Policia e Kosovës i ndalon djalin e i heq bluzën, reagon ashpër Vuçiç

0
Shpërndaje lajmin

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas ndalimit që policia i bëri djalit të tij. Djali i Vuçiç mori pjesë në festivalin e Vidovdanit duke provokuar me një mbishkrim në bluzë. Por policia e Kosovës ka ndaluar makinën dhe ja ka hequr bluzën.
Ndërkohë menjëherë pas këtij lajmi presidenti serb ka reaguar ashpër duke sulmuar dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Ai tha se djali i tij është më trim se ky i fundit, duke nënvizuar mes tjerash se Kurti nuk është aq i guximshëm para Vuçiç.
“E përgëzoj Albin Kurtin për kurajën e tij. Ai nuk është kaq i guximshëm kur është para meje, por në rregull. Kur dërgojnë të tjerët që të sigurojnë jetesën me fëmijët e të tjerëve, është në rregull. Danilo nuk është i vogël, është pak më trim se Albin Kurti”, ka thënë Vuçiçi, raportoi Danas.
LEXONI GJITHASHTU: 

“U mashtrova! Unë isha burrë me fëmijë”, flet ish-anëtari i Mek: Qëndrova 17 vite…
Eurodeputeti austriak sulmon Serbinë: Luan me dy porta, me BE dhe Rusinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *