Policia e Kosovës: Nuk kishim qëllim t’i vrisnim terroristët serbë, por t’i largonim

0
Shpërndaje lajmin

Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë të Kosovës në rajonin e veriut u shpreh sot për mediat se qëllimi i Policisë në aksionin e Banjskës tre ditë më parë, nuk ka qenë vrasja e grupit të terroristëve, por lirimi i territorit nga grupi i armatosur.
“Planifikimi nga policët në vendngjarje ka qenë shumë i mirë. S’kemi pas qëllim me i vra 30 vetë. S’kemi pas qëllim asnjë vrasje. Kemi pas qëllim ta lirojmë territorin tonë nga grupet kriminale.
Nëse ka pasur të lënduar e viktima ishte pjesë e procesit. Konsiderojmë se e kemi arritur qëllimin tonë që me sa më pak dëme të arrijmë qëllimin”, ka thënë ai.
Elshani tha se për çdo veprim policor kanë vepruar në koordinim me EULEX-in. Ai ka shtuar se fshatarët në Banjskë kanë qenë bashkëpunues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *