Policia e Kosovës u jep ushqime serbëve në Banjskë, Kurti: Faleminderit për qetësinë

0
Shpërndaje lajmin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Policia e Kosovës, krahas operacionit anti-terror, ka shpërndarë më shumë se 100 pako ushqimore te banorët serbë të Kosovës në Banjskë.
Ai i ka falënderuar ata për qetësinë, maturinë dhe besimin e tyre.
“Krahas operacionit të saj anti-terror, Policia e Kosovës ka shpërndarë më shumë se 100 pako ushqimore në Banjskë për banorët serbë të Kosovës në këtë zonë, përveç adresimit të nevojave të tjera elementare. I falënderoj qytetarët tanë për qetësinë, maturinë dhe besimin e tyre. Policia është në shërbimin tuaj”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.

Alongside its anti-terror operation, @Kosovo_Police has distributed 100+ food packages in Banjskë to the majority Kosova-Serb residents in the area, in addition to addressing other basic needs. I thank our citizens for their calm, prudence & trust. The Police are at your service. pic.twitter.com/XiNS4GbcoY
— Albin Kurti (@albinkurti) September 26, 2023

 
LEXONI GJITHASHTU:

Pacolli i del në krah Kurtit: Ofroj ndihmën time në çdo formë të jetë e nevojshme
Kurti homazhe për policin e vrarë: 22 vite i kaloi me uniformë, përulemi para heroit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *