Policia jep detaje për bastisjet dhe arrestimet e të dyshuarve për keqpërdorim të rezervave shtetërore

0
Shpërndaje lajmin

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka dhënë detaje për aksionin e së premtes, ku thotë që bastisja u krye me urdhër të gjykatës.
“Më 18.08.2023 është zbatuar urdhëresa e datës 17.08.2023 e Gjykatës Themelore në Prishtinë–Departamenti Special për kontrollim, ku janë kontrolluar një shtëpi, dy banesa, një lokal afarist dhe dy zyra”, thotë policia.
Tutje shton se të arrestuarit janë në mbajtje.
“Lidhur me rastin tre të dyshuar, meshkuj kosovarë, janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport, përcjell albinfo.ch.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *